Ministrja Reshitaj takohet me BERZH-in për trajtimin e ujërave të zeza 

Ministrja Reshitaj takohet me BERZH-in për trajtimin e ujërave të zeza 

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe të Bankës Evropiane për Investime, me të cilët diskutuan për bashkëpunimin në ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza në Kosovë.

Ne ketë takim u diskutua lidhur me financimin e projekteve te impianteve për trajtimin e ujërave të zeza, infrastrukturës përcjellëse (Rrjeti i kanalizimit dhe kolektorët) në Gjilan dhe Mitrovicë si dhe për impiantet që janë në realizim e sipër.

Me këtë rast ministrja Reshitaj pasi falenderoi përfaqësuesit e BERZH  dhe BEI  për përkrahjen dhe bashkëpunimin në fushën e ujërave theksoi që ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujerave të zeza është me rendësi të madhe për Kosovën dhe mirëqenien e qytetareve të saj.

“Është prioritet i MMPH-së ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujërave të zeza në tërë territorin e Kosovës pasi që lidhet drejtpërdrejtë me kualitetin e jetës dhe mbrojtjen e biodiversitetit në vend”,  vlerësoi ministrja Reshitaj.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e bankave përgëzuan ministren për angazhimin e saj në zgjidhjen e problemeve mjedisore, me theks të veçantë në trajtimin e ujërave të zeza dhe u zotuan që  përkrahja për Kosovën në këtë sektor do të  vazhdojë edhe në të ardhmen.

You may also like

Këto janë fjalët mahnitëse të Ronaldos drejtuar Allegrit

Cristiano Ronaldo ka takuar për herë të parë