Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke folur për këtë projektligj tha se kjo nismë shënon themelimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor.
“Për herë të parë përcaktohen rregullat për listën ebarnave të negociushme. Po rregullohen edhe çështjet për mbledhjen e kontributeve nga qytetarët për fondin e sigurimeve. Këto kontribute do të jenë një nga burimet e rëndesishme të financimit të shëndetësisë në të ardhmen e afërt. Kështu, buxheti që ndahet për shëndetësinë do të shtihet edhe kontributi i secilit prej nesh nga të hyrat personale. Zbatimi i këtij ligji do të jetë një nga sfidat më domethëthënëse të qeverisjes sonë”, tha Vitia.
Qeveria miratoi disa projektligje
U miratua edhe Propozim-vendimi me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me kërkesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës jep mendim lidhur me Nismën legjislative për “Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete”.
Qeveria votoi pro dhënies në shfrytëzim të ngastrave kadastrale me qëllim të ndërtimit të Kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindromë daun dhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë”.
Qeveria ka shqyrtuar edhe kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për transfer të mjeteve buxhetore deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht për vitin 2024, për kryerjen e obligimeve për shpronësimin e pronave.
Ministrat votuan edhe propozim-vendimin që kërkon nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale me Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë.
U miratua edhe kërkesa e dhënies së autorizimit nga Presidentja e Republikës së Kosovës për Marrëveshjen për Ekstradim me Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë.RTK.