Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Temperaturat -20 gradë? Flet meteorologu Gosalci

    Temperaturat -20 gradë? Flet meteorologu Gosalci

    BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën

    BE mbyll kapitullin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, fondet zhbllokohen në janar

    Kryediplomati grek pritet të vizitojë Kosovën

    Kryediplomati grek pritet të vizitojë Kosovën

    Tërmet në Malishevë

    Tërmet në Kroaci

    Kurti nga Mitrovica, premton investime në FSK, Trepçë dhe mirëqenie sociale

    Kurti nga Mitrovica, premton investime në FSK, Trepçë dhe mirëqenie sociale

    Osmani para Samitit në Bruksel thotë se ka “elemente pozitive” në diskutimet për heqjen e masave

    Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u mor vendim që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës

    Bashkëpunim rajonal dhe dialog Kosovë-Serbi në fokus të BE-së

    Bashkëpunim rajonal dhe dialog Kosovë-Serbi në fokus të BE-së

    Von der Leyen: Fillon heqja e masave ndaj Kosovës, 216 milion euro ndihmë

    Von der Leyen: Fillon heqja e masave ndaj Kosovës, 216 milion euro ndihmë

    Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e lërë më të vendosin tjera

    Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e lërë më të vendosin tjera

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Mirëpritet zëvendësimi i Kasanof me Hyland, sinjal i mirë për Kosovën!

16 Mars 2025, 22:35
në Lajme
Mirëpritet zëvendësimi i Kasanof me Hyland, sinjal i mirë për Kosovën!
Share on FacebookShare on Twitter

Në pozitën e Alexander Kasanof, Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, raportohet se do të emërohet Drejtoresha për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen Hyland.

Kështu raportoi Al Jazeera Balkans, duke thënë se nuk është e qartë nëse kjo është një zgjidhje e përkohshme apo e përhershme.

Hyland është një diplomate me përvojë në karrierë, e cila ka punuar në misionet diplomatike të SHBA-së në Bagdad, Kabul… dhe Kosovë, ku ishte zëvendësambasadore nga viti 2016 deri në vitin 2019.

Se si pritet të ndikojë ky emërim i Hyland për Kosovë, pasi dihet që kjo e fundi ka punuar për vendin tonë, folën njohësit e çështjeve politike.

Bedri Elezi, në një përgjigje për “Bota sot”, thotë se emërimi eventual i Colleen Hyland është tregues konkret i angazhimit të administratës amerikane për rajonin dhe Kosovën.

Ai thotë se Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi për të desanksionuar veten, po ashtu për të riorganizuar marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në.“Emërimi eventual i Colleen Hyland për Zëvendës Ndihmës Sekretare Amerikane të Shtetit për Ballkanin Perëndimor është lajm i rëndësishëm për Kosovën dhe popullin shqiptar, po ashtu tregues konkret i angazhimit të administratës amerikane për rajonin dhe Kosovën.

Ish-Drejtoresha për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Colleen Hyland, është një diplomate me përvojë në karrierë, e cila ka punuar në misionet diplomatike të SHBA-së në Bagdad, Kabul, po ashtu edhe në Kosovë si zëvendësambasadore nga viti 2016 deri në vitin 2019.

Duhet theksuar faktin se Hyland e flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, gjithashtu ka edhe përvojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi për të desanksionuar veten, po ashtu për të riorganizuar marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në”, potencon Elezi.

Maraj: Kosova e pavarur projekt amerikan

Kurse, analisti Milazim Maraj shprehet se vet Kosova është projekt amerikan, duke thënë se SHBA nuk ka politika ditore, andaj edhe shkuarja e Aleksandër Kasanof nuk ndryshon asgjë në politikën e SHBA-së për Kosovë.

“Zgjedhja e znj. Colleen Hyland, një diplomate me përvojë, e cila ishte Drejtoreshë për Çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, është prapë një sinjal i mirë për Kosovën.

“Projekti “Kosova – Shtet i lirë, sovran, i pavarur dhe demokratik”, i hartuar nga Presidenti Dr. Ibrahim Rugova me plejadën e tij të mençur, intelektuale dhe patriote të përkushtuar, është pranuar nga Presidenti Bush plak, që vinte nga Partia Republikane e SHBA. Ambasadori i atëhershëm i SHBA-së në Beograd, Voren Kristofer, në takimin e parë me Presidentin Rugova në vitin 1991, i ka premtuar se SHBA do ta përkrahë politikën e tij demokratike – dhe kjo ka ndodhur.

Këtë projekt për lirinë e Kosovës e ka zbatuar Presidenti Bill Klinton nga Partia Demokratike e SHBA-së në vitin 1999, duke larguar policinë dhe ushtrinë e Serbisë nga Kosova. Pavarësinë e Kosovës e ka bërë Presidenti Bush i ri nga Partia Republikane e SHBA-së. Në vizitën e fundit që pati në Shqipëri, ai vendosmërisht tha: “Të shpallet pavarësia e Kosovës, mjaft është mjaft.”

Pra, SHBA nuk ka politika ditore – gjeopolitika e saj është shekullore. Shkuarja e z. Aleksandër Kasanof nuk ndryshon asgjë në politikën e SHBA-së për Kosovën. Zgjedhja e znj. Colleen Hyland, një diplomate me përvojë, e cila ishte Drejtoreshë për Çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, është prapë një sinjal i mirë për Kosovën”, thotë ai.

Tutje, analisti theksoi se ajo është një diplomate e shquar me përvojë në diplomaci dhe njeh mirë gjendjen politike dhe mentalitetin e Gadishullit Ilirik, e në veçanti mentalitetin serb dhe atë shqiptar në Kosovë.

“Zonja Colleen Hyland është një diplomate e shquar me përvojë në diplomaci dhe njeh mirë gjendjen politike dhe mentalitetin e Gadishullit Ilirik, e në veçanti mentalitetin serb dhe atë shqiptar në Kosovë. Pavarësisht nëse do të mbetet deri në fund të mandatit apo do të jetë përkohësisht, siç thuhet, ajo do të japë një kontribut të çmuar në rrugën për përfundimin e bisedimeve maratonike me Serbinë.

Zonja Colleen Hyland ishte për tre vite në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë dhe e njeh mirë Kosovën, ashtu siç i njeh edhe qëndrimet e SHBA-së për të. Ajo që mund të vonojë proceset në Kosovë dhe për Kosovën gjendet tek ne. Ta kujtojmë vitin 2004 – çfarë na ka sjellë korrupsioni dhe krimi në Kosovë? Askush nuk investon në një shtet, ku vetë pushtetarët nuk janë të interesuar ta përparojnë atë.

Tani varet sa do të vonojë certifikimi i zgjedhjeve, formimi i Qeverisë së Kosovës, koalicioni qeveritar, stabiliteti i tij dhe sa do të jetë i përgatitur për bashkëpunim me kërkesa të artikuluara mirë, të qarta dhe të pranueshme në SHBA dhe BE, pa doza centraliste dhe hamendje për orientime nga lindja apo perëndimi, siç kanë filluar të shfaqen disa sytha të tillë”, nënvizon ai.

Në fund, Maraj thekson se Hyland do ta zbatojë politikën e SHBA-së për Kosovën dhe Serbinë.

“Diplomatja e zgjedhur, për të cilën kemi vetëm një burim informativ, do të zbatojë politikën e SHBA-së për Kosovën dhe Serbinë. Bota demokratike nuk do luftë apo konflikte, por rrugë paqësore për zgjidhjen e problemeve politike. Luftërat janë të dhimbshme dhe të kushtueshme, dhe pas të gjitha atyre tragjedive, përsëri duhen bisedime, kompromise për paqe dhe vendime në tavolinë.

Nuk mjafton vetëm të kemi të drejtë – kërkohet që të drejtën tonë ta shtrojmë në mënyrë paqësore, të studiuar mirë, të gjejmë forma që ne të mos dëmtohemi dhe të bindim aleatët tanë se Kosova do të jetë shembull i respektimit të të drejtave të njeriut sipas kartave të aprovuara nga OKB. Duhet të bindim aleatët tanë se jemi faktor i paqes në Gadishullin Ilirik dhe BE”, përmbyll ai.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Temperaturat -20 gradë? Flet meteorologu Gosalci

Temperaturat -20 gradë? Flet meteorologu Gosalci

22 minuta më parë
BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën

BE mbyll kapitullin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, fondet zhbllokohen në janar

52 minuta më parë
Kryediplomati grek pritet të vizitojë Kosovën

Kryediplomati grek pritet të vizitojë Kosovën

1 orë më parë
Tërmet në Malishevë

Tërmet në Kroaci

10 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH