Hoxha i mirënjohur nga Mitrovica Fatmir Latifi, nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se në xhaminë e tij, një grua gjermane, është konvertuar në muslimane, raporton Kosova Post.
Në njoftim Hoxha Latifi shkruan se konvertimi është bërë në xhaminë e tij në Shipol të Mitrovicës, akt pas së cilit, ajo edhe është kurorëzuar me një burrë shqiptar.
“Sot në xhaminë time në Shipol-Mitrovicë e pranoj Islamin një gjermane Luzia qe tash e tutje e perzgjedhi emrin e nanës së njerëzimit, HAVA! Të njejtën kohë e vendosi me një Mitrovicas të kurorëzohen sipas adeteteve tona shqiptare në xhami me Hoxhë!” – ka shkruar ai ndër të tjera.
Më tutje Latifi e ka falënderuar dhe uruar çiftin e ri bashkëshortor, që ka zgjedhur xhaminë time për kurorëzim dhe pranim të islamit, transmeton Kosova Post.