Kryeministri i vendit, Albin Kurti të mërkurën në Gjermani është takuar me ndihmës- sekretarin amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, James O’Brien.
Ndërsa flet për takimin, kryeministri Kurti thekson se do t’i jenë gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën drejt integrimit euro-atlantik.
“Takova ndihmës- sekretarin amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, O’Brien dhe ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier. Ne diskutuam rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes bazë.Ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rolin qendror dhe mbështetjen për Kosovën në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik”,shprehet kryeministri Kurti.
I met w/ Asst. Sec. Jim O'Brien @StateEUR & Amb. Hovenier @USAmbKosovo yesterday. We discussed the importance of respecting and fully implementing the Basic Agrmt. We will always be grateful to the 🇺🇸 for its central role & support for 🇽🇰 in our path to Euro-Atlantic integration. pic.twitter.com/A8dLp5Eumy
— Albin Kurti (@albinkurti) April 25, 2024