Ballkani Perëndimor rrezikohet nga destabiliteti në rast se liderët e Maqedonisë së Veriut vijojnë ta etiketojnë vendin fqinj si ‘Maqedoni’. Është ky paralajmërimi që ka dhënë kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis gjatë Samitit të NATO-s i cili po mbahet në Uashington.
Shkelja ose zbatimi selektiv i Marrëveshjes së Prespës do të dëmtojë besueshmërinë e të gjitha përpjekjeve për zgjidhjen e çështjeve të tjera të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor dhe do të rrezikojë stabilitetin dhe sigurinë në rajon, vuri në dukje Kryeministri grek.
Zbatimi i plotë i marrëveshjes së Prespës, theksoi kryeministri grek, është thelbësor për Aleancën për Ballkanin Perëndimor dhe për komunitetin ndërkombëtar.
Më herët presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, iu referua rëndësisë së Ballkanit Perëndimor për sigurinë e Aleancës së NATO-s.