Andres Jesus Morales, 30 vjeç, dhe Alyssa Christine Ponce, 27 vjeç, u arrestuan në Perris më 14 shtator pas një kontrolli që u zhvillua në shtëpinë e tyre.
Dy persona janë arrestuar pasi janë kapur me më shumë se 21 kilogramë carfentanil – një opioid sintetik i fuqishëm që përdoret si qetësues për elefantët. Andres Jesus Morales, 30 vjeç, dhe Alyssa Christine Ponce, 27 vjeç, u arrestuan në Perris më 14 shtator pas një kontrolli që u zhvillua në shtëpinë e tyre.
“Nëse përzihen me ilaçe të tjera, 21 (kilogramët) carfentanil të kapur janë të mjaftueshme për të vrarë më shumë se 50 milionë njerëz,”- bëri me dije zyra e DEA amerikanë, duke theksuar se vetëm 2 miligram carfentanil mund të jetë vdekjeprurëse.
Më 17 gusht, oficerët e Departamentit të Policisë Riverside bënë një urdhër kontrolli në një shtëpi në Glimmer Way në Perris dhe sekuestruan 21 kilogramë carfentanil, katër kilogram kokainë dhe një kilogram heroinë, tha Zyra e DA. Ndërsa askush nuk ishte në shtëpi kur u dha urdhri, detektivët ishin në gjendje të identifikonin Morales dhe Ponce si të dyshuarit, tha Zyra e DA.
Morales dhe Ponce, do të përballen me drejtësinë pasi ndaj tyre rëndojnë 4 akuza; posedim i substancave të rrezikshme, ndërsa akuzat e tjera lidhen me sasinë e carfentanil që kishin siguruar.
Marrë nga pe.com