Mjekët janë tronditur nga një vajzë adoleshente e cila kur qan nxjerr gurë të vegjël nga njëri sy.
15 vjeçarja nga Kannauj, Uttar Pradesh, India Veriore, është qendra e një misteri të çuditshëm mjekësor, me mjekët që pohojnë se sëmundja e saj nuk ‘është e mundur’.
Për gati dy muaj, anëtarët e familjes së saj thonë se nga syri i saj i majtë kanë dalë nga 10-15 gurë.
Në një video e cila u realizua në fshatin Gadiya Balidaspur, mund të shihet një gur në syrin e majtë. Familja është konsultuar me mjekë, dhe të gjithë këmbëngulin se nuk është e mundur nga ana mjekësore.