Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se kanë përfunduar punimet restauruese të fazës së parë në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren. Kjo ministri ka thënë se së shpejti fillon faza e dytë e punimeve.
Hamami i ndërtuar në vitin 1574 është aset i trashëgimisë kulturore i një rëndësie të veçantë pasi që për shekuj me radhë ka qenë pjesë e pandashme e jetës së qytetarëve të Prizrenit dhe është shndërruar në simbol shpirtëror dhe kulturor.