E përditshmja serbe Tanjug ka raportuar se Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes Nebojsha Stefanovic si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe Gjenerali Milan Mojsiloviq, kanë vizituar forcat ushtarake, të cilat, sipas burimeve të këtij mediumi, janë në gjendje të gatishmërisë ushtarake, transmeton Kosova Post.
Mediumi serb shkruan se pas provokimeve të shkaktuara nga njësitë e speciale të Republikës së Kosovës – RSU, “të cilat po qëndrojnë në veri të Kosovës qe shtatë ditë, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq urdhëroi gjendjen e gatishmërisë ushtarake.”
Tanjug shkruan se:
“Përveç Ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Ambasadori i Federatës Ruse, Alexander Bocan-Kharchenko dhe i dërguari i Ministrit të Mbrojtjes, gjeneralmajor Alexander Zinchenko, po vizitojnë forcat tona për të parë vetë gjendjen aktuale.”
Provokimet nga ana e Serbisë, ndërkaq, nuk kanë pushuar, edhe me fluturime të avionëve ushtarak pranë hapësirës ajrore të Kosovës./KosovaPost/