Molliqaj: Aida nuk do të përfundojë tek PDK

Molliqaj: Aida nuk do të përfundojë tek PDK

Deputeti Dardan Molliqaj ka shkruar në Facebook se ata që i kanë hequr vijat e kuqe ndaj PDK-së, sot i akuzojnë shoqet e shokët e tyre më të mirë për tradhti, të cilët nuk po bëjnë asgjë më shumë se sa që po e shpërfaqin hipokrizinë e tyre.

Postimi i Molliqajt:

Aida Dërguti që jetën ia kushtoi çlirimit dhe zhvillimit të vendit tonë, prej angazhimit në UÇK e deri sot, vazhdon të jetë një prej njerëzve që nuk do të ndalen në përpjekjen kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

E ata që i kanë hequr vijat e kuqe ndaj PDK-së kurse sot i akuzojnë shoqet e shokët e tyre më të mirë për tradhëti, nuk po bëjnë asgjë më shumë se sa që po e shpërfaqin hipokrizinë e tyre.

Por e ardhmja do ta dëshmojë se kush do të përfundojë tek PDK-ja. Definitivisht ajo nuk do të jetë Aida.

You may also like

Kosova pret rekomandime pozitive nga Holanda për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet