Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vjen për herë të parë në Kosovë.
Artistja do të performojë në ngjarjen më të madhe kulturore në vend, Sunny Hill Festival.
Ajo këto ditë ka qenë duke shijuar pushimet në Mykonos të Greqisë, gjersa ditën e sotme (e martë) është nisur për në Kosovë.
“Kosovë po vij”, ka shkruar ajo.