Dy serbët e dyshuar për terrorizëm e të dyshuar për sulmin ndaj Policisë së Kosovës tashmë janë sjellur në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Ata janë sjellur të prangosur e kokë zvarrë në objektin e Gjykatës.
Lidhur me këtë rast Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj tre terroristëve serbë të arrestuar në veri.
Ndryshe, nga sulmi terrorist i të dielës ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku, u plagos një zyrtar policor e u lëndua një tjetër.

Të vrarë kanë mbetur edhe tre sulmues.
Gjykata Themelore në Prishtinë të hënën ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarit V.T, për pjesëmarrje në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës.
























