Monika Lubonja është një nga banoret më të dashura në Big Brother Vip.
Rrugëtimi i saj në Big Brother tashmë e 120 ditë nuk ka qenë dhe aq i lehtë për të, pasi që ajo e ka lënë vajzën e saj të vetme jashtë duke e pritur.
Monika Lubonja me hyrjen në shtëpi ka lënë përgjysmë edhe shumë punë tjera.
Ajo ka lënë në gjysmë punën si këshilltare e Bashkisë në Tiranë, e në anën tjetër edhe pjesëmarrjen në serialin H.O.T.
Puna si këshilltare në Bashkinë e Tiranës është komentuar goxha shumë nga publiku pasi që e kanë cilësuar si të padrejtë të merrë pagë e të vazhdojë lojën në BBV.
Ndonëse pak me vonesë por Erion Veliaj ka marrë vendimin e papritur ndaj Lubonjës.
Ai javë më parë i ka ndërprerë rrogën Monikës si këshilltare në Bashkinë e Tiranës gjë që asaj nuk do t’i pëlqejë dhe shumë ky vendim posa të dalë nga Big Brother Vip.