Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kurti: Kosova e sheh Finlandën si shembull dhe model

    Kurti: Kosova e sheh Finlandën si shembull dhe model

    Mihali i reagon Lushtakut: E pafalshme, PDK-ja ka sjellë në jetën publike njerëz si Samiu

    Mihali i reagon Lushtakut: E pafalshme, PDK-ja ka sjellë në jetën publike njerëz si Samiu

    Rritet interesimi i diasporës për zgjedhjet lokale

    ​Ky është numri i aplikuesve deri më sot nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Serbia arreston në Merdar një shtetas shqiptar, pretendon se ia gjetën flamurin me simbole të UÇK-së

    Serbia arreston në Merdar një shtetas shqiptar, pretendon se ia gjetën flamurin me simbole të UÇK-së

    Gërvalla në Vjenë, kërkon heqje të masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për su*lmin në Banjskë

    Gërvalla në Vjenë, kërkon heqje të masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për su*lmin në Banjskë

    Ukraina u bën thirrje aleatëve që të mos e njohin Putinin si ‘presidentin legjitim’ të Rusisë

    Putini: Rusia nuk pajtohet me planin amerikan për përfundimin e lu*ftës

    Osmani pret kryetarin e KQZ-së, kërkon proces zgjedhor të rregullt

    Osmani pret kryetarin e KQZ-së, kërkon proces zgjedhor të rregullt

    “New York Times” padit Pentagonin për “kufizim të lirisë së shprehjes”

    “New York Times” padit Pentagonin për “kufizim të lirisë së shprehjes”

    Durmishi inspekton punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë: Jemi në fazën finale të përmbylljes së këtij projekti shumë të rëndësishëm

    Durmishi inspekton punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë: Jemi në fazën finale të përmbylljes së këtij projekti shumë të rëndësishëm

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Morina për asociacionin: Duhet të gjendet një konsensus politik mes partive politike dhe aktorëve tjerë

06 Janar 2025, 11:54
në Kryesore, Lajme
Morina për asociacionin: Duhet të gjendet një konsensus politik mes partive politike dhe aktorëve tjerë
Share on FacebookShare on Twitter

Forcimi i institucioneve brenda, dhe forcimi i shtetësisë së Kosovës jashtë, janë disa prej prioriteteve në të cilat duhet të fokusohet Kosova më 2025, porosit Engjellushe Morina, hulumtuese e lartë për politika në Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, me bazë në Berlin.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ajo reflekton mbi zhvillimet kryesore të vitit që lamë pas, për atë që e konsideron qasje të padrejtë të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, për fatkeqësinë e, siç thotë ajo, politizimit të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe për nevojën që Kosova të koordinohet me partnerët, si dhe të shohë më larg në vendimet që merr.

Edhe me udhëheqjet e reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Evropian, ajo nuk parasheh ndryshim rrënjësor në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Radio Evropa e Lirë: Zonja Morina, a mund të na tregoni se si e keni parë ju vitin 2024 për Kosovën?

Engjellushe Morina: Viti 2024 për Kosovën nuk është se ka qenë edhe pa turbulenca, sepse marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, si dhe çështjet e sigurisë, nuk është se kanë qenë të relaksuara sa duhet. Nuk ka pasur zgjidhje përfundimtare për disa çështje me të cilat Kosova ballafaqohet edhe sot.

Radio Evropa e Lirë: Ju e përmendët Bashkimin Evropian, por gjatë vitit 2024, Kosova ka vazhduar të përballet me masat ndëshkuese të bllokut evropian. A ka qenë Perëndimi i drejtë ndaj Kosovës në këtë aspekt?

Engjellushe Morina: Masat nuk kanë qenë të drejta në asnjë moment. Edhe disa shtete të Bashkimit Evropian këtë e konfirmojnë nëpër deklarime të ndryshme. Tash duket se ka konsensus që masat të hiqen, nëse jo përnjëherë, atëherë gradualisht. Në këtë pikëvështrim, shumë analistë e kanë pasur përshtypjen që masat do të duhej të shkonin në tjetër drejtim, në këtë rast në drejtim të Serbisë, e cila ka qenë agresore në disa prej ndodhive që i kemi parë në veri të Kosovës, por për habinë e shumicës prej nesh, masat iu vendosën Kosovës. Masat kanë qenë një lloj ndëshkimi që Kosova të sillet ndryshe në relacion me veriun, dhe në relacion me dialogun me Serbinë. Nuk kanë qenë mjeti më i mençur për të ndëshkuar një vend që veçse është në pozitë të dobët në relacion me Bashkimin Evropian dhe dialogun me Serbinë.

Radio Evropa e Lirë: A mund të bëjë diçka Kosova që të bindë BE-në për të ndryshuar qasjen karshi saj?

Engjellushe Morina: Kosova, në fakt, edhe para shpalljes së pavarësisë, e ka pasur shumë të qartë integrimin e saj në institucionet euro-atlantike. Deri më sot, nuk shoh që Kosova ka pasur shkelje serioze në rrugëtimin drejt BE-së dhe NATO-s. Ngadalësimi i këtij procesi vjen prej BE-së, duke nisur nga mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga pesë shtete anëtare të bllokut evropian, më pas nga qasja e BE-së, që e trajton statusin e Kosovës si neutral. Njëjtë edhe me NATO-n. Nuk shoh që Kosova nuk ka qenë e qartë për anëtarësimin në këto organizata.

Radio Evropa e Lirë: E përmendët më parë veriun. Qeveria e Kosovës ka thënë përgjatë vitit 2024 se e ka shtrirë autoritetin në veriun e vendit përmes vendimeve të ndryshme, siç është pamundësimi i përdorimit të dinarit serb për pagesa me para të gatshme, mbyllja e disa institucioneve paralele serbe, por edhe është kritikuar nga Perëndimi për, siç është thënë, moskoordinim.

Engjellushe Morina: Do ta bëj këtu një paralele, ndonëse për disa mund të mos jetë aq me vend. Në rastin e Moldavisë, ky vend i ka disa probleme të brendshme me disa zona që nuk iu nënshtrohen ligjeve dhe institucioneve qendrore të Moldavisë, mirëpo Moldavia vitin e fundit, dhe pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, i ka marrë disa masa të njëanshme, dhe jo aq të koordinuara me aleatët. Ka pasur deklarata të BE-së që nuk duhet të bëhet integrim me forcë i këtyre rajoneve – po flasim sidomos për Transnistrinë – mirëpo Moldavia nuk është vënë nën masa ndëshkuese për shkak të këtyre vendimeve që i ka marrë. Në rastin e Kosovës, qëndrimet dhe trajtimi ndaj saj është krejt ndryshe.

Shtetësia e Kosovës njihet nga të gjitha vendet e QUINT-it [Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca] dhe nga 22 vende të BE-së, por nëse Kosova sillet sikurse në kohën e fundit, sidomos në veriun e Kosovës, atëherë Kosova përfundon në masa ndëshkuese nga BE-ja, dhe aplikimi i saj për anëtarësim nuk është trajtuar fare për dy vjet.

Atëherë pse e kemi këtë trajtim të dyfishtë, kur në fakt blloku evropian do të duhej të kishte një strategji që i integron sa më shumë këto shtete, pa standard të dyfishtë, por që do të kishte qëllim sigurimin e Ballkanit Perëndimor, shtetet e lindjes së Evropës, por edhe vetë BE-në.

Megjithatë, besoj që Qeveria e Kosovës, në të ardhmen – sidomos kur është fjala për veriun – duhet të konsultohet, por edhe ta ketë parasysh që masat që merr të kenë një kohë paralajmërimi, nëse e marrim shembull dinarin. Ka pasur situata kur qytetarët e thjeshtë të veriut nuk kanë pasur zgjidhje tjetër, pasi ky vendim është vënë në funksion. Këtu ka qenë shumica e gabimeve, nuk është menduar thellë se çfarë pas hyrjes në fuqi të një vendimi.

“Anëtarësimi në Këshillin e Evropës u politizua”

Radio Evropa e Lirë: A ka mundur të bëjë Kosova më shumë për avancim në skenën ndërkombëtare në vitin 2024, përfshirë anëtarësimet në organizata? Nuk u anëtarësua në Këshillin e Evropës, edhe pse ishte vetëm një hap larg.

Engjellushe Morina: Absolutisht. Edhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës është një shembull kur disa vende anëtare të BE-së e kanë pasur qasjen, jo vetëm të pabalancuar, por edhe e politizuan procesin e anëtarësimit, në mënyrë shumë të panevojshme dhe dëmtuese për Kosovën. Raporti i raportueses së Këshillit e tha shumë qartë që Kosova i plotëson të gjitha kushtet që të jetë anëtare, por disa shtete, sidomos Franca, avokuan që Kosova duhet fillimisht të marrë disa hapa në dialog me Serbinë – çka nuk do të duhej të lidhej me procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme. Kur flas për trajtimin jo të balancuar të BE-së, janë këto raste.

Kosova ka shumë për të bërë për t’iu afruar anëtarësimit nëpër organizata, mirëpo pikësëpari duhet të forcojë rendin dhe ligjin në Kosovë, trajtimin e grupeve të ndryshme minoritare, zbatimin e Kushtetutës së Kosovës në tërë territorin e vendit.

Nuk dihet shumë për qasjen e administratës së re amerikane

Radio Evropa e Lirë: Çfarë qasje besoni që do të ketë administrata e re amerikane kundrejt Kosovës?

Engjellushe Morina: Administrata e re ende nuk e ka bërë të qartë se si do t’i qaset Ballkanit Perëndimor. Një gjë është e qartë, që kjo administratë e re e ka për synim zvogëlimin e ndikimit të saj në Evropë, sidomos në çështjet e sigurisë. Mund të spekulojmë se çfarë do të jetë qasja e administratës së re ndaj Ballkanit, por nëse tërhiqet prej Evropës, do të ketë tërheqje goxha substanciale edhe prej ndikimit në politikën e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në aspektin e sigurisë nuk është pamje shumë pozitive.

“Nuk pres ndryshime të mëdha në procesin e dialogut”

Radio Evropa e Lirë: A prisni qasje të re në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, tani që ka udhëheqje të re, si në SHBA, ashtu edhe në BE?

Engjellushe Morina: Me siguri qasje të re do të ketë, por ato premisat primare nuk do të ndryshojnë. Besoj që BE-ja do të vazhdojë me shtyrjen e implementimit të marrëveshjes së fundit, Marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Nuk besoj që do të ketë ndryshim këtu, nuk pres që do të dalë ndonjë dokument i ri.

Radio Evropa e Lirë: Kush besoni që e ka fajin për ngecje të procesit të dialogut? E përmendet Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve, e arritur më 2023, por nuk është bërë asnjë hap drejt zbatimit të saj.

Engjellushe Morina: Nuk është se ka fajtor në njërën anë, apo në anën tjetër. Mendoj që i gjithë procesi duhet të rishikohet dhe pastaj të shikohet se a është proces i cili sjell rezultate në fund, apo është proces që duhet të ketë ndryshime substanciale në qasje. Njëri prej problemeve është se në procesin e dialogut duhet të ketë fokusim në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk duhet lënë dera e hapur për Serbinë që të ketë ndikim në punët e brendshme të Kosovës. Qasja e Serbisë ndaj veriut të Kosovës është problematike. Në fund të vitit 2022, nën ndikimin e Serbisë, të gjithë pjesëtarët serbë u tërhoqën nga institucionet e Kosovës. Kjo shkon kundër integrimit të minoritetit serb brenda Kosovës. Nëse nuk ka integrim të minoritetit serb në institucionet e Kosovës, nuk shoh që do të ketë normalizim të shëndoshë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Radio Evropa e Lirë: Sa besoni që do të mund të zgjasë dialogu në formatin ekzistues?

Engjellushe Morina: Shpresoj që nuk do të zgjasë kësisoj, dhe shpresoj që përfaqësuesi i ardhshëm special për dialog të ketë qasje ndryshe dhe do të ketë një afat kohor të caktuar për arritjen e disa qëllimeve kryesore në këtë proces, dhe këto qëllime kryesore duhet të përpilohen bashkë me palët dhe që ato të trajtohen në mënyrë të barabartë. Përndryshe, nuk pres që do të ketë ndonjë rezultat substancial, apo që procesi do të përfundojë në një të ardhme të afërt. Definitivisht jo më 2025.

“Të gjendet konsensus i brendshëm për Asociacionin”

Radio Evropa e Lirë: Një prej kërkesave të kamotshme për Kosovën është edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Si besoni që duhet të jetë epilogu i kësaj çështjeje?

Engjellushe Morina: Mendoj që premisat kryesore, ose dokumenti bazë për themelimin e Asociacionit, së pari, duhet ta ketë përkrahjen e të gjitha subjekteve politike, por edhe të minoritetit serb, sidomos në veri, që të mund të ecë tutje. Por, për momentin, askush nuk pajtohet se si duhet të duket Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ky është problem. Nuk duhet t’i lihet barra një qeverie, cilado që të jetë. Rruga deri te zgjidhja e këtij problemi të quajtur asociacion duhet të gjendet brenda një konsensusi politik mes partive politike, por edhe aktorëve tjerë, komunitetit në veri, si dhe ekspertëve që e njohin anën ligjore.

Situata e brishtë e sigurisë

Radio Evropa e Lirë: A mund të na përmendni diçka të mirë që i ndodhi Kosovës më 2024 dhe diçka jo të mirë?

Engjellushe Morina: Një gjë e mirë është që nuk ka pasur konflikte tutje në Kosovë, konflikte me përmasa më të gjera sesa ai që e pamë në Banjskë, në shtator të vitit 2023. Kjo ka qenë pozitive, duke e ditur sa e brishtë është situata e sigurisë në atë pjesë të Kosovës, dhe duke i ditur tendencat e ndryshme që vijnë prej shtetit të Serbisë.

Radio Evropa e Lirë: Autoritetet e Kosovës e konsiderojnë sulmin e fundit në kanalin e Ibër-Lepencit si ndër më të rrezikshmit që prej periudhës së pasluftës.

Engjellushe Morina: Definitivisht janë të rrezikshme, sepse në rastin e Kosovës, shanset kanë qenë që një pjesë e mirë e Kosovës të mbetet pa rrymë, por duhet të presim derisa të dalin të gjitha rezultatet e hetimit.

Si diçka negative, është për keqardhje që Kosova nuk ka pasur mundësi që të përparojë tutje në rrugëtimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe nuk pati sukses as në anëtarësim në Këshillin e Evropës, si dhe nuk pati asnjë njohje nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së, që në rrafshin afatgjatë nuk i ndihmon Kosovës për një anëtarësim të shpejtë në asnjërën prej këtyre organizatave.

Radio Evropa e Lirë: Cilat besoni se duhet të jenë prioritetet e Kosovës më 2025?

Engjellushe Morina: Forcimi i institucioneve brenda, dhe forcimi i shtetësisë së Kosovës jashtë, janë disa prioriteteve që Kosova veçse i ka që disa vite. Nuk është diçka e re. Por, duhet të ketë përparim më të shpejtë, duke pasur parasysh situatën në të cilën gjendet Evropa, me rezultatet e zgjedhjeve në Amerikë dhe në Evropë. Duke i pasur të gjitha këto parasysh, duhet të ketë një qasje më rigoroze në forcimin e institucioneve brenda vendit dhe përgatitjen për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Pa anëtarësim në këto dy organizata, Kosova do të jetë në gjendje shumë të dobët, sepse gjendet në një rajon që nuk e ka ende të qartë stabilitetin afatgjatë.

Etiketat: aSOCIACIONIEngjellushe Morina
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Peci: Serbia do të provokojë Kosovën deri në marrjen e vendimit për pranimin e Kosovës nga KiE

Komandanti i UÇK-së i reagon Pecit: Kosova s’ka nevojë për armiq, çdo gjë që ata (serbët) duan, ne mund ta bëjmë vetë…

8 muaj më parë
 Muja thotë se ata që duan ndarjen e Kosovës janë në PDK e LDK, e jo në administratën Trump

Muja thotë se Kosova nuk duhet të procedojë me themelimin e Asociacionit, i kundërpërgjigjet edhe ambasadorit Hill

1 vit më parë
Llazareviq nuk e përjashton rrezikun e konfliktit në Kosovë, si shembull përmend rastin e Banjskës

Llazareviq nuk e përjashton rrezikun e konfliktit në Kosovë, si shembull përmend rastin e Banjskës

1 vit më parë
Kryeministri Kurti: Isha i gatshëm për draftin e Asociacionit por u refuzova

Kryeministri Kurti: Isha i gatshëm për draftin e Asociacionit por u refuzova

1 vit më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH