Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    LVV dominon me 57 ulëse në Kuvend, PDK në vend të dytë me 22 ulëse

    Presidentja Osmani është deklaruar para takimit për Asociacionin

    Osmani: Sakrifica e Pajazitit, Zejnullahut e Hoxhës – themel për Kosovën

    Kurti pas homazheve: Rënia e tyre i dha hov UÇK-së e vetëbesimit popullor

    Kuvendi i LDK-së: Sot vendoset kush do ta drejtojë partinë

    29 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së

    KQZ shpall sot rezultatet e zgjedhjeve, rinumërimi nuk sjell ndryshime

    Trump thirret ta mundësojë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe t’i vizitojë dy shtetet

    Trump thotë se Irani dëshiron të bëjë marrëveshje me ShBA-në

    AUV: Tërhiqet nga tregu një sasi e produktit Atpamil

    Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Moscertifikimi i Listës Serbe, mes legjitimitetit dhe kundërligjshmërisë

24 Dhjetor 2024, 14:57
në Kryesore, Lajme
Moscertifikimi i Listës Serbe, mes legjitimitetit dhe kundërligjshmërisë
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos e certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025 nuk ka bazë ligjore.

Kështu ka thënë për Klankosova.tv kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili u shpreh se aplikimi i ka kaluar filtrat e verifikimit të Zyrës për Certifikimin e Partive Politike.

“Jo nuk ka bazë ligjore moscertifikimi, bazë ligjore ka certifikimi. Aplikimi i ka kaluar filtrat e verifikimit të Zyrës për Certifikimin e Partive Politike dhe pas krejt verifikimeve ka konstatuar se është në rregull dhe ka rekomanduar certifikimin”, tha Radoniqi për Klankosova.tv.

Radoniqi tha se çështjet që janë ngritur dje në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për sa i përket Listës Serbe, janë çështje të organeve të drejtësisë dhe jo të KQZ-së.

Kurse, ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe, e ka konsideruar si “një vendim legjitim”.

“E shoh si një vendim legjitim. Është institucion i pavarur, është kategori kushtetuese. Ka të drejtë që të merr vendime në përputhje me kompetencat ligjore. Është cështje që e vlerëson Komisioni, nuk jemi ne që ia tregojmë detyrat dhe përgjegjësit që i kanë institucionet dhe është e pa arsyeshme, e pa drejtë dhe e parakohshme që të reagohet nga të gjitha trumbetat parakohëshem me vendimin e një institucioni që i ka mekanizmat ligjor”, tha Baraliu, në këtë rast subjektin politik në fjalë.

Baraliu tutje tha se Lista Serbe ka të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, dhe sipas tij, aty tregohet nëse vendimi i KQZ-së ka qenë i mirë apo jo.

“Është e parakohshme, e pavend dhe panevojshme që të reagohet nga të gjitha trumbetat për një vendim legjitim dhe legal të një institucioni të pavarur në procedurat përkatëse sepse ka mekanizma të tjerë që në qoftë se ky vendim që e ka marrë organi përkatës nuk ka qenë në frymën e ligjit, mund të përmirësohet”, tha ai.

E, një partie politike, Kushtetuta e Kosovës, Ligji për Zgjedhjet dhe opinionet e Komisionit të Venecias ia përcaktojnë kufizimin e të drejtës për t’u regjistruar apo certifikuar si parti politike për të marrë pjesë në zgjedhje vetëm në rast kur me vendim gjyqësor, e njëjta parti është shpallur fajtore për vepra penale të dhunshme për të cenduar rendin kushtetues dhe juridik të një vendi.

Kështu është shprehur për Klankosova.tv, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, i cili tha se vendimin e djeshëm për moscertifikimin e Listës Serbe mund ta kthejë mbrapsht PZAP-ja apo edhe ankesa në Gjykatën Supreme.

“Po ashtu sipas ligjit në Kosovë, një kandidati i kufizohet e drejta për të qenë pjesë e listës për deputet vetëm në rastet kur ka dënim me burg efektiv prej një viti e më shumë në tre vitet e fundit.

“Institucionet përkatëse si Policia e Kosovës, MPB, MPJ dhe institucionet tjera relevante në Kosovë nuk kanë paraqitur fakte të tilla në KQZ”.

“Në këtë drejtim nëse do respektohet Kushtetuta e Kosovës dhe rendi juridik e demokratik në Kosovë, institucionet si PZAP dhe sipas nevojës dhe ankesës edhe Gjykata Supreme lehtësisht mund të kthej ligjshmërinë e vendimit të KQZ”, tha Miftaraj për Klankosova.tv.

Lista Serbe dje nuk u certifikua për të marrë pjesë në zgjedhje, ku pro certifikimit ishte veç Radoniqi, ndërsa kundër ishin dy anëtarët e VV-së, teksa anëtarët e partive të tjera nuk morën pjesë në votim.

Pas vendimit të KQZ-së ka reaguar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

SHBA-ja në një përgjigje për Klankosova.tv shprehu shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe, me ç’rast u shpreh thellësisht e shqetësuar me veprimet e disa anëtarëve të KQZ-së.

“Veprimet e KQZ-së rreptësisht duhet të kufizohen në zbatimin e standardeve dhe procedurave ligjore dhe çdo vendim për moskualifikimin e kandidatëve duhet të bazohet vetëm në zbatim të barabartë të ligjit. Procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike”.

“Ne jemi të shqetësuar nga përfshirja e hapur e kritereve të motivuara politikisht në procesin e certifikimit të kandidatëve në KQZ”, tha dje ambasada amerikane, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të vlerësojë certifikimin e Listës Serbe, bazuar në rregulloret përkatëse.

“Presim që KQZ-ja dhe të gjithë anëtarët e saj të sigurojnë një proces zgjedhor që reflekton drejtësinë dhe respektin për ligjin”, tha ai.

Lista Serbe gjatë ditës ka paralajmëruar se do të ushtrojë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Etiketat: Ehat MiftarajKQZMazllum Baraliu
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Kuvendi në përpjekjen e katërt të konstituimit

Baraliu: Situata në Kuvend e papranueshme dhe për keqardhje

8 muaj më parë
Mbyllet numërimi i votave në 12 qarqe, PS siguron 83 mandate, PD “tkurret”

9 muaj më parë
Shpenzimet e fushatës zgjedhore, sot afati i fundit që partitë politike të dorëzojnë raportet

KQZ merr pjesë në konferencën europiane të trupave zgjedhore

10 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH