Nikollë Nikprelaj ishte në studion e #Gjesi për të promovuar projektin e tij më të ri muzikor me titull ”Xhubleta”.
Teksa foli për këngën e re, sezonën e ngarkuar të verës, ai u ndal edhe tek planet e afërta.
Ndër to është edhe koncerti për 50-vjetorin e karrierës, që artisti tregoi se do ta organizojë në vendlindjen e tij në Tuz.
Mes tjerash ai foli edhe për moshën e tij duke zbuluar se është moshatar me Shkurte Fejzën, Shyhrete Behlulin e Ilir Shaqirin.