Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i takojë gjatë ditës përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të KosovësNdryshe, një ditë më parë veteranët kërkuan takim me Osmanin “për shkak të lënies jashtë të kësaj kategorie në Ligjin për pagën minimale”.
Të shtunën në Prishtinë u organizua një protestë në mbështetje të kësaj kërkese për veteranët.
Nga pjesëmarrësit u deklarua se do të ketë edhe protesta të tjera në rast se ky ligj dekretohet pa marrë parasysh kërkesat e tyre.
Ligji për pagën minimale është miratuar në seancën e Kuvendit të Kosovës të enjten e 13 korrikut.
Ndonëse kanë kaluar më shumë se katër ditë që kur deputetët e mazhorancës pa praninë e opozitës votuan këtë ligj, i njëjti ende nuk ka shkuar për nënshkrim në Presidencë.
“Ligji është ende në Kuvendin e Kosovës dhe nuk ka ardhur në Presidencë. Kur të vjen, do të analizohet sikurse edhe ligjet e tjera”, ka thënë Kupina të hënën.