Sot në vendin tonë do të jetë një fillim dimri, me reshje jo intenzive të borës. Reshjet e borës do të vazhdojnë lokalisht, herë pas here edhe në mëngjes dhe paradite, por disa vende do të mbesin pa reshje bore.
Në përgjithësi nuk priten reshje të mëdha bore me përjashtim të disa viseve në Rrafshin e Kosovës dhe viset kodrinore-malore.
Të Shtunën priten reshje lokale bore në mëngjes dhe paradite, ndërsa pasdite reshjet do të pushojnë në tërë Kosovën dhe në mbrëmje vonë pritet kthjellim i motit. Mbrëmja dhe nata e ardhshme e kthjellët dhe me acar.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu e bore orëve të mëngjesit dhe paradites, ndërsa pasdite pushim i reshjeve dhe kthjellim i motit. Borë në zonat kodrinore-malore e shi nëpër ultësira. Gjatë ditës reshjet pushojnë sidomos në Shqipëri.
E Diela e kthjellët dhe me acar në mëngjes ku mund të ketë edhe mjegull nëpër disa lugina dhe ultësira. Dita stabile dhe me diell si dhe me rritje afatshkurtër të temperaturave.
Të Hënën cikloni i ri me reshje bore, shqote e shiu, pastaj prapë reshje bore.