Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, njofton IHMK.


























