Sot në Kosovë na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta, por pa reshje atmosferike. Vranësira të reja vijnë nga Mesdheu, po nuk priten reshje për shkak të dominimit të plotë anticiklonik.
Mëngjesi do të jetë kogja i ftohtë me temperatura deri në 2 gradë Celsius, ndërsa dita relativisht e ngrohtë me temperaturën maksimale deri në 19 ose 20 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale të cilat do të vijnë duke u shpeshtuar në disa zona. Reshje atmosferike nuk pritet të ketë.
Të enjten na pret mot me diell dhe vranësira, ndërsa mund të ketë edhe zhvillime të ndonjë rrebeshi të izoluar shiu vetëm në disa zona të caktuara. Temperaturat pa ndonjë ndryshim të madh.
Nga e Premtja gjithnjë e më ngrohtë dhe gjithnjë e më shumë rreze diellore. Një anticiklon i fuqishëm nga Afrika veriore bënë ekspansion në drejtim të Italisë dhe Ballkanit duke kushtëzuar mot veror këtë fillim Prilli.