Sot në Kosovë do të fillojë ndryshimi gradual i motit. Përpos intervaleve kohore me diell, priten edhe vranësira e reshje lokale shiu.
Vende-vende priten zhvillime më të fuqishme që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullumë.
Reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe është e pamundur të përcaktohet me saktësi të lartë vendndodhja e tyre, pra nuk do të ketë rrebeshe në tërë territorin.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën Lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Lokalisht priten reshje shiu, kurse pasdite priten zhvillme të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë.
Nga e Enjta na pret mot jo-stabil, me intervale kohore me diell dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë të karakterit lokal, por më dsia vise ka mundësi për disa shtrëngata të fuqishme lokale. Në fundjavë (të shtunën) reshje dhe rrebeshe shiu në tërë territorin si dhe ulje e temperaturave. Të dielën ka gjasa për përmirësim të motit por me gjasa për reshje lokale afatshkurtra.