Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe plotësisht stabil, me rritje të ndjeshme të temperaturave të cilat ajo maksimale pritet të arrijë deri në 24 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi po ashtu pritet të mbajë mot stabil dhe me shumë rreze diellore, normalisht me rritje të temperaturave të cilat në Shqipëri mund të arrijnë deri në 28 gradë Celsius.
Të Enjten ende mjaft ngrohtë, por me shtim gradual të vranësirave sidomos në Shqipëri ku priten edhe rrebeshe lokale shiu , lokalisht me bubullimë. Pasdite riga shiu mund të ketë edhe në Dukagjin të Kosovës dhe veriperëndim të Maqedonisë së Veriut. Rrebeshe më intensive priten në Mal të Zi.
Të Premten shira të rrëmbyeshëm mund të përfshijnë Malit e Zi ku mund të ketë përmbytje. Pastaj sistemi i fuqishëm me reshje mjaft intensive pritet të përfshijë edhe Shqipërinë dhe më vonë paksa më i dobësuar edhe Kosovën dhe Maqedoninë Veriore.
Vende-vende priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë ku mund të ketë edhe përmbytje kalimtare.
Fundjava sjellë mot paksa më të freskët, me vranësira e intervale kohore me diell. Ende do të ketë riga ose rrebeshe lokale shiu, por dukshëm më të dobëta se ditën paraprake.