Një grua në Gjakovë ka raportuar të premten në Polici se vëllai i saj është zhdukur nga 25 nëntori i vitit të shkuar.
Ajo ka thënë se atë ditë, vëllai ishte nisur në drejtim të Serbisë dhe deri tash nuk është kthyer, sipas njoftimit nga Policia.
Rasti është iniciuar si “person i zhdukur”.
“Rr. Dëshmorët e Dujakës, Gjakovë. 12.01.2024-15:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj që nga data 25.11.2023 ka dalë nga shtëpia dhe është nisur në drejtim të Serbisë dhe deri më tani nuk është kthyer dhe nuk ka njohuri se ku gjendet”, thuhet në njoftim të Policisë.