Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho thotë se ai nuk do të ketë asnjë problem të përqafojë Carlo Ancelotti të hënën në sfidën e Premierligës ndaj Evertonit.
Unë mendoj se të gjithë në futboll e admirojnë Carlo si trajner dhe si një person,” tha ai.
“Nëse nuk e njeh atë si person, të paktën e njeh atë si trajner. Ai është një nga trajnerët më të mirë në botë të dy dekadave të fundit. Unë mendoj se është një privilegj për Premier League që ta rikthejë Carlo, është një privilegj që Everton ta ketë Carlo si trajner”, përfundoi ai.