Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka informuar se nga 1.651 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, transmeton Kosova Post.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.370.
Në total numri i rasteve aktive është 441.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.751 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.568.983 doza të vaksinës.
Deri më sot 730.037 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /KosovaPost/