MSH: Merrni dozën përforcuese të vaksinës

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin dozën përforcuese të vaksinës antiCOVID-19, përcjell KosovaPost.

Nga kjo ministri përmes një komunikate për medie kanë thënë se doza përforcuese e rrit mbrojtjen ndaj varianteve të tjera të coronavrusit.

“Marrja e dozës përforcuese kundër COVID-19 do të thotë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e COVID-19. Për dozën përforcuese, lajmërohuni në Qendrën më të afërt të vaksinimit, 3 muaj pas dozës së dytë të vaksinës. Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen”, thuhet në thirrjen e MSH-së.

 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika