Muja: Numri kontratave të negociuara viteve të fundit ka pësuar rënie

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur një konferencë për shtyp lidhur me debatin për kontrata e negociuara, me theks të veçantë te kontratat e energjisë, sektorit të mbrojtjes, si dhe sektorit të arsimit. Deputeti i kësaj partie, Armend Muja, tha se numri i kontratave të negociuara ka pësuar rënie, sidomos viteve të fundit.

Muja tha se nëse përfshihen ministritë, veç e veç, numri i kontratave të negociuara ka pësuar rënie.

“Në vitin 2023 ishin 59 kontrata, në vitin 2021- 110 kontrata; në vitin 2018-136 kontrata; në vitin 2015- 155; në vitin 2014- 17; në vitin 2013- 203 kontrata; në vitin 2010- 206 kontrata”, tha Muja, teksa sqaroi se këto janë të dhëna nga KRPP.

Tutje, Muja dha të dhëna lidhur me importin dhe eksportin e energjisë elektrike ndër vite, që nga viti 2008 deri më 2023. Ai shtoi se nga viti 2008, Kosova më së shumti energji ka importuar nga Serbia, derisa nga viti 2019, më së shumti energji importohet nga Sllovenia, ndërsa sips tij, viteve të fundit nuk importohet thuajse asgjë nga Serbia.

Deputeti i VV-së shtoi se mafia energjetike e Serbisë e ka humbur territorin e Kosovës për import energjetik.

Sipas tij, Kosova nga viti 2013 deri më 2023, ka eksportuar energji elektrike 247 milionë euro.

Po kështu, tha Muja, nga viti 2013 deri më 2018, më së shumti energji elektrike është eksportuar në Serbi, derisa nga viti 2018 ka pësuar rënie, ndërsa nga viti 2020 Serbia nuk është më vend, siç u shpreh ai, i tepricave të KEK-ut.rtk

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika