Ditë më parë është fotografuar pothuajse çdo natë ndërtesa e Qeverisë, ku në të shiheshin dritat ndezur pas orës 00:00, kjo si rezultat i thirrjes së Qeverisë që të kursehet energjia elektrike, shkruan KosovaPost.
E, mbrëmë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i është përgjigjur një raportimi të Klan Kosovës, të bërë mbrëmë në orët e vona të natës, ku në objektin e Qeverisë së Kosovës u panë drita ndezur.
Murati tha se arsyeja e dritave ndezur në atë orë është për shkak se një pjesë e stafit të Thesarit është duke punuar me orar shtesë për t’i siguruar shtesat për disa kategori që të kryen para Vitit të Ri.
“Një pjesë e stafit të Thesarit është duke punuar me orar shtesë për t’u siguruar se shtesat për fëmijë, pagesat për lehonat, pagesat për familjet me ndihmë sociale, pagesat e subvencioneve për bujqësinë, e shumë pagesa tjera për qytetarët të kryhen para Vitit të Ri”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij në Facebook.
Këtë reagim Murati e shfrytëzoi edhe një herë që të iu bëj thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike.
Postimi i Ministrit: