Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite, apo 4-5 vite më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor.
Ministri Murati ka theksuar e ky është tregues mjaft i mirë edhe për cilësinë e jetës në vend.
Këto informacione kanë dalë nga të dhënat e grumbulluara nga Banka Botërore.
“Jetëgjatësia e pritur është tregues mjaft i mirë edhe për cilësinë e jetës në një vend. Sipas të dhënave të grumbulluara nga Banka Botërore, jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite apo rreth 4-5 vite më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Murati.
Ndërkohë, në tabelën e publikuar nga ministri, shihet se jetëgjatësia mesatare e pritur në Shqipëri është 77 vite, në Mal të Zi 76 vite, në Serbi dhe në Bosnjë e Hercegovinë nga 75 vite, dhe në Maqedoni të Veriut etëgjatësia mesatare e pritur është 74 vite.