Analisti, Imer Mushkolaj përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, është shprehur i revoltuar për shkak të mbeturinave rrugëve të Prishtinës, raporton KosovaPost.
Ndër të tjera ka thënë se partitë politike e kanë shkatërru kompaninë e pastrimit.
Sipas tij, ajo është shkatërruar për faktin se kanë punësuar militantë dhe njerëz jokompetentë.
Postimi i plotë:
Partitë politike në Prishtinë vazhdimisht e kanë shkatërru kompaninë e pastrimit, tu e mbushë militanta e njerëz jokompetentë. Sot Prishtina është shndërru në një kontenjer të madh bërllogu.