Mustafa: LDK ka plan dhe program

“Kemi qindra e mijëra njerëz që prej vitesh nuk vijnë në tubime politike e që tani po vijnë, çdo ditë e më shumë. Janë njerëz që po llogarisin tek ne që të kujdesemi për të ardhmen e Kosovës, sepse e dinë që askush tjetër nuk do ta bëjë këtë”, tha ai.

Mustafa tha askush tjetër nuk ka aftësinë për ta bërë këtë. “Askush tjetër nuk e ka planin për ta bërë këtë. Dhe askush tjetër nuk e ka udhëheqësin dhe ekipin për ta bërë këtë. Vetëm LDK-ja ka planin, programin, aftësinë, dijen, ekipin dhe udhëheqësin që të kujdeset për të ardhmen e Kosovës”, theksoi Mustafa.

Mustafa ka bërë thirrje për një mobilizim të votuesve për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 9 shkurtit.  “Ju kërkoj e ju rikujtoj: bisedoni me familjen tuaj, bisedoni me miqtë tuaj, sigurohuni që më 9 shkurt të dalin dhe të votojnë për LDK-në që të sjellim ndryshimi që duam.” tha ai në konferencën për media. Ai në këtë konferencë ka njoftuar edhe për aktivitet që LDK i ka paraparë për sot.rtk.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish