Një muze në Zarë të Kroacisë po justifikohet pasi u gjet duke përdorur një term fyes për shqiptarët në një ekspozitë të vjetër – për të cilin tha se ekspozita datonte në vitet 1970, kur termi nuk kishte të njëjtin kuptim që ka sot.
Muzeu është vënë nën presion nga pakica shqiptare e vendit, pasi u zbulua duke përdorur një term fyes për shqiptarët në një ekspozitë.

Gazeta Novosti e Kroacisë njoftoi përdorimin e fjalës të enjten në një panel të një ekspozite dygjuhësore në kroatisht dhe anglisht në Muzeun Arkeologjik në Zarë.

“Pasardhësit linear të ilirëve janë shqiptarët e sotëm ose ‘Shiptari’”, thuhet në këtë shkrim.

Jakov Vuçiq, kreu i muzeut, pohon se përdorimi i fjalës fyese “Shiptari” për shqiptarët është për shkak se bordi daton në një ekspozitë mbi historinë ilire të përpiluar në vitet 1970.

“Autori ishte i ndjeri Sime Batoviq, i cili e bëri atë në fillim të viteve ’70. Për sa kohë që unë e di, ne kurrë nuk kemi marrë ndonjë ankesë për këtë”, tha ai, duke pretenduar se fjala ndoshta nuk kishte të njëjtin kuptim negativ atëherë.

“Nëse në ndërkohë ky u bë një term nënçmues, nuk e di; Unë personalisht [akademikisht] nuk merrem me këtë temë”, tha Vuçiq.

Termi “shiptari” i përdorur në një ekspozitë dygjuhëshe në Zarë të Kroacisë. Foto kortezi nga Hrvoje Simicevic

Ai tha se muzeu do ta hiqte fjalën nëse ajo do të bëhej problematike, pasi është “vetëm një fjalë në një ekspozitë masive”.

Bashkimi i Bashkësive Shqiptare të Republikës së Kroacisë, megjithatë, ka shprehur pakënaqësinë e saj.

Kjo bashkësi tha për Novosti: “Ne shqiptarët nuk jemi të kënaqur duke u referuar si ‘Shiptari’. Prapa kësaj fjale nuk qëndron asnjë kontekst pozitiv”.

Përfaqësuesja e pakicës shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj Prljaskaj, tha se termi “Shiptar” është përdorur në një kontekst negativ gjatë gjithë shekullit të 20-të dhe se situata nuk ishte e ndryshme tani.

“Është e pakuptueshme që një term i tillë të përdoret në një institucion akademik, i cili synon të shërbejë si rol model ndaj të tjerëve në aspektin e punës dhe besueshmërisë së tij”, tha ajo për BIRN.

Lekaj Prljaskaj i bëri thirrje Muzeut të shpjegonte ‘kontekstin specifik’ në të cilin përdoret termi nënçmues.

Termi përdoret në disa vende ish-Jugosllave për shqiptarët, veçanërisht Serbi – më së shpeshti në fushatat shpifëse në tabloide.

Shqiptarët janë një nga 22 pakicat kombëtare të njohura në Kroaci, me 17,513 anëtarë sipas regjistrimit të vitit 2011.

You may also like

Thaçi heq dilemat: Unë flej si ‘qingj’ sepse nuk jam në rrugë të gabuar

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u ka hekur