Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij personale në rrjetin social Facebook, ka theksuar numrin e ndihmave që e ka dhënë për komunitetin e bujqve dhe blegtorëve në Prizren, shkruan Kosova Post.
Sipas Haskukës, për 4 vite, administrata e tij ka shpërnda mbi 378 mekanizma bujqësorë.
“𝑁𝑗𝑒̈ 𝑛𝑔𝑎 𝑝𝑟𝑒𝑚𝑡𝑖𝑚𝑒𝑡 𝑒 𝑚𝑖𝑎 𝑘𝑎 𝑞𝑒𝑛𝑒̈ 𝑟𝑟𝑖𝑡𝑗𝑎 𝑒 𝑠𝑢𝑏𝑣𝑒𝑛𝑐𝑖𝑜𝑛𝑒𝑣𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑏𝑢𝑗𝑞𝑒̈𝑠𝑖, 𝑡𝑒̈ 𝑐𝑖𝑙𝑖𝑛 𝑒 𝑘𝑒𝑚𝑖 𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑏𝑢𝑠ℎ𝑢𝑟 𝑚𝑒 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝑝𝑟𝑜𝑗𝑒𝑘𝑡𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑘𝑒𝑚𝑖 𝑟𝑒𝑎𝑙𝑖𝑧𝑢𝑎𝑟 𝑝𝑒̈𝑟 4 𝑣𝑖𝑡𝑒, 𝑣𝑙𝑒𝑟𝑎 𝑡𝑜𝑡𝑎𝑙𝑒 𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑐𝑖𝑙𝑒̈𝑣𝑒 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑚𝑒̈ 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝒔𝒆 𝟒 𝒎𝒊𝒍𝒊𝒐𝒏𝒆̈ 𝒆𝒖𝒓𝒐!
Një prej tyre është edhe projekti “Furnizimi me mekanizëm bujqësor”, nga i cili këtë vit kanë përfituar 76 fermerë, ku sot kemi bërë shpërndarjen e 56 motokultivatorëve dhe 20 frezave për këta përfitues.
Ky projekt mundëson rritjen e cilësisë së shërbimeve për përpunimin e tokës, modernizimin e mekanizmit bujqësor, zvogëlimin e shpenzimeve dhe rritjen e shpejtësisë së kryerjes së punëve në ara e fusha. Andaj për këto 4 vite kemi shpërndarë gjithsej 𝟑𝟕𝟖 𝐦𝐞𝐤𝐚𝐧𝐢𝐳𝐦𝐚 𝐛𝐮𝐣𝐪𝐞̈𝐬𝐨𝐫𝐞, në vlerë totale prej 𝟕𝟔𝟏,𝟏𝟒𝟓 𝐞𝐮𝐫𝐨!” – ka shkruar Haskuka.
Për më shumë, shihni postimin: