Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur endokrinologia, Dr. Drita Mekuli, në moshën 69 vjeçare, përcjell KosovaPost.
Me këtë rast, Oda i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj.
Dr. Drita Mekuli përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1982.
Në vitin 1990 e përfundoi specializimin në degën e Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa subspecializimin për Mjekësi Interne- Endokrinologji e përfundoi në vitin 2018.
Dr. Mekuli ishte drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë në vitin 2017 dhe u shërbeu qytetarëve të Kosovës si specialiste e Endokrinologjisë për vite me radhë.