Dogana e Kosovës ka njoftuar mbi parandalimin e kontrabandës në Mitrovicë.
Sipas njoftimit të Doganës, është identifikuar dhe ndaluar një automjet transportues, i cili pas ndalimit u kontrollua dhe iu gjeten mallra të kontrabanduara.
“Automjeti ishte duke transportuar vaj ushqimor me origjinë nga Serbia në sasi prej 750 litrave” thuhet në njoftimin e Doganës.
U bë e ditur se mallrat dhe automjeti u sekuestruan dhe u fillua procedura e kundërvajtjes doganore.