Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë në kujtim të të rënëve në prillin e vitit 1998, përcjell Kosova Post.
Haradinaj shprehet se luftëtarët ranë heroikisht në përballje me armikun në kufirin që i ndante shqiptarët.
Duke kujtuar heroizimin e tyre Haradinaj tha se “Përulemi përjetësisht para veprës së tyre dhe gjithë brezave që u flijuan për liri”.
Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Në fundin e prillit të vitit 1998, u shënuan disa nga ngjarjet më të përgjakshme të luftës çlirimtare në Dukagjin. Grupi i luftëtarëve, prej grupeve të para që ktheheshin me armët e lirisë, ranë heroikisht në përballje me armikun në kufirin që padrejtësisht i ndante shqiptarët.
Sot, në kujtim dhe nderim të sakrificës sublime të heronjve dhe martirëve, me bashkëluftëtarë, familjarë dhe kolegë, bëmë homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë.
Përulemi përjetësisht para veprës së tyre dhe gjithë brezave që u flijuan për liri.
Lavdi!