Ka ndërruar jetë veprimtari i hershëm të çështjes kombëtare, i burgosuri politik dhe veterani i UÇK-së, Hysen Gega, përcjell Kosova Post.
Lajmin për për vdekjen e tij, e ka bërë përmes “Facebook-ut, deputeti Ferat Shala.
Postimi i plotë i Shalës:
Lamtumirë Bacë Hysen Gega!
Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e veprimtarit të hershëm të çështjes kombëtare, të burgosurit politik dhe veteranit të UÇK-së, Hysen Gega.
Hyseni tërë jetën ia kushtoi Atdheut. Është një nga dëshmitarët e mbijetuar të represionit të pashembullt të politikës serbo-jugosllave dhe të torturave barbare të burgjeve famëkeqe serbe.
Ishte ndër të parët që ngjeshi armët dhe luftoi krahë shumë djemve dhe vajzave të UÇK-së. Krijimin e ushtrisë së Kosovës e kishte pasur ideal qysh në rininë e hershme, kur bashkë me Jusuf e Bardhosh Gërvallen kishin ideuar projeksionet e luftës për liri.
Njerëzit si Hysen Gega janë arkitektët e vërtetë të Kosovës, sepse nuk pretenduan t’i marrin ndonjë gjë Kosovës, por jetuan dhe punuan që t’i jepnin asaj çdo gjë.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!