Xhiroja e 21-të në elitën e futbollit kosovar ka startuar ditën e djeshme me tri përballje.
Drita trumfoi 1:2 në udhëtim te Malisheva, Llapi e ka “demoluar” Feronikelin 4:2, ndërkohë që fitore mori edhe Ballkani që mundi 3:0 Ulpianën.
Ndërsa sot java e 21-të përmbyllet me vetëm dy ndeshje në program.
Stadiumi i qytetit në Gjilan e pret një duel mjaft interesant. Gjilani dhe Dukagjini synojnë fitoren në takimin që do të zhvillohet nga ora 13:00.
Nga kompania e madhe e basteve, “bet365”, Gjilani është favorit me 1.20, barazimi vlen 6.00, kurse fitorja e Dukagjinit 9.00.
Nga i njëjti orar nis edhe takimi tjetër ndërmjet Drenicës së motivuar dhe Prishtinës në krizë.
Fitorja e Drenicës kuotohet me 4.20, barazimi vlen 3.40, kurse fitorja e Prishtinës me 1.72.