Çdo vit, nëntë milionë njerëz në botë vdesin para kohe për shkak të formave të ndryshme të ndotjes së mjedisit.
Këtë e tregon një studim i ri i publikuar në revistën “The Lancet Planetary Health”, për të cilin raporton Radio Suedeze Ekot.
Këtu përfshihet ndotja e ajrit, e cila vlerësohet të shkaktojë shtatë milionë vdekje në vit. Kjo është një rritje prej 55 për qind që nga fillimi i mijëvjeçarit.
Ndotja e ajrit dhe e tokës janë gjithashtu një faktor shtesë, megjithëse vdekjet e parakohshme për shkak të ujit të ndotur janë ulur.
Studiuesit që qëndrojnë pas studimit besojnë se ndotja është një kërcënim më i madh për shëndetin e njeriut sesa, për shembull, lufta, terrorizmi, droga dhe disa sëmundje./rtk