Pas një aksioni të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Policisë shqiptare, i nisur në orët e para të mëngjesit përgjatë zonës kufitare Koshare – Padesh, janë gjetur dhe asgjësuar rreth 20 mijë fidane drogë të llojit kanabis sativa.
E gjetur në 3 plantacione shumë afër njëra-tjetrës, kjo është sasia më e madhe e zbuluar ndonjëherë në këto hapësira, tha drejtori i Policisë Kufitare në Gjakovë, kolonel Nexhmi Krasniqi.
Krasniqi me këtë rast premtoi se policia ndërkufitare do t’i zbulojë dhe shkatërrojë të gjitha grupet që merren me këtë veprimtari kriminale në mënyrë që kjo zonë të jetë e sigurtë për të gjithë qytetarët.
Sipas zyrtarëve të Policisë kufitare, gjatë viteve 2019 -2020 vetëm në këtë zonë janë gjetur dhe shkatërruar 13 plantacione ilegale me kanabis sativa./rtk


























