Në kryeqytetin e Senegalit, Dakar, është falur namazi i Kurban Bajramit, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
Besimtarët muslimanë u mblodhën në “Massalikoul Jinaan”, një nga xhamitë më të mëdha në Afrikën Perëndimore dhe u rreshtuan për faljen e namazit të Bajramit.
Senegalezët e mbushën xhaminë me veshjet e tyre tradicionale dhe krijuan imazhe shumëngjyrëshe.
Në Senegal sot është dita e parë e Kurban Bajramit.