Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima është gjetur në Fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, shkruan Kosova Post.
Sipas raportit, rasti është raportuar më 09.05.2021 – 11:50.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër kosovare dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet ndër të tjera në raport./KosovaPost/