Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, takoi kolegun e tij francez, Emanuel Macron, njoftoi zyra e Zelensky në Facebook, përcjell Kosova Post.
Zelenski e priti Macronin para Pallatit të Marinës, dhe të dy presidentët shtrënguan duart, shkëmbyen disa fjalë dhe hynë brenda.
Zelenski dhe Macron kanë planifikuar të flasin para shtypit pas takimit.
Macron mbërriti sot për një vizitë zyrtare në Kiev, pasi bisedoi dje në Moskë me liderin rus Vladimir Putin, në përpjekje për të ulur tensionet midis Perëndimit dhe Ukrainës, të shkaktuara nga situata rreth Ukrainës. Kreu i diplomacisë së Ukrainës, Dmitry Kuleba, deklaroi sot se Kievi po pret me interes sinjalet që Macron solli nga Moska, transmeton RIA Novosti