Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkurs për 210 vende pune. Përmes këtij konkursi kanë mundësi të punësohen mjekë specialistë ose mjekë të përgjishmshëm, infermierë dhe staf teknik.
MSH-ja e ka hapur këtë konkurs me 2 shkurt, vetëm një ditë para se të nis zyrtarisht fushata zgjedhore dhe të mbyllet më datën 11 të po këtij muaji, tri ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, raporton Lajmi.net.
Me këtë konkurs synohet të punësohen 5 mjekë specialistë apo mjekë të përgjithshëm, 130 infermiere , në mesin e tyre 30 me bachelor dhe 100 me shkollë të mesme, si dhe 75 persona për staf teknik dhe mbështetës.
Të gjithë ata që do të punësohen përmes këtij konkursi do të kenë kontratë me kohëzgjatje 3 muaj, por me mundësi vazhdimi edhe 3 muaj.