Në mungesë kuorumi ka dështuar votimi i propozimit të PDK-së për shkarkimin e bordit të RTK-së.
Kështu tha kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca.
“Konstatoj që kuvendi nuk i ka numrat për me ia dhënë një epilog kësaj cështje kshtu që mbetet për një ditë tjetër”, ka thënë Konjufca.
Gjashtë deputetë të PDK-së kanë propozuar shkarkimin e anëtarëve të bordit të RTK-së.
Gjatë kësaj seance, në sallë nuk kanë qëndruar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa seancën e ka kryesuar Konjufca.