Studentët e Universitetit Oxford kanë ulur portretin e mbretëreshës së Britanisë në ambientet e këtij universiteti, transmeton Kosova Post.
Studentët e Universitetit Oxford në Britani kanë hequr portretin e mbretëreshës Elizabeth II-të nga muri i sallonit hyrëse në një fakultet.
Autoritetet arsimore të Britanisë e kanë quajtur të papëlqyer veprimin e studentëve të Universitetit Oxford në uljen e portretit të mbretëreshës Elizabeth II-të, mirëpo studentët e kanë deklaruar se duke marrë parasysh se ky portret simbolizon të kaluarën kolonizatore të Britanisë dhe si rezultat është ofendues dhe duhet të hiqet.
Njëkohësisht me këtë, drejtuesit e këtij universitetit kanë theksuar se ky veprim, ka qenë iniciativë e vetë studentëve.
Ky veprim i studentëve të Universitetit Oxford në shenjë proteste ka ndodhur në kohën kur mbretëresha e Britanisë po përgatitet që në vitin e ardhshëm, ta festojë 70 vjetorin e fillimit të sundimit të saj si mbretëreshë e Britanisë.
Ava Vidal, publicistë dhe komediane angleze, thotë: “Mbretëresha është përfaqësuese e pasurisë së trashëguese dhe e sistemit të padrejtë dhe të pabarabartë, mbretëresha është përfaqësuese e asaj periudhe në të cilën nuk ekziston zgjedhja sipas meritës. Prandaj, këta studentë nuk kanë treguar kurrfarë mosrespekti dhe ofendimi ndaj mbretëreshës”.