Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe në bashkëpunim me shoqatat e luftës, në Podujevë shënohet 5 Maji – Dita e Dëshmorëve.
Kjo ditë po shënohet me homazhe e aktivitete të ndryshme. Homazhe të shtatorja e Ali Ajetit, Adem Demaçit, te shtatoret e “Katër Dëshmorëve” në sheshin e qytetit si dhe në “Kompleksin Memorial të Dëshmorëve” në Penuhë, raporton RTKlive.
Në homazhe ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
“Për nder të kësaj ditë, ne në bashkëpunim me shoqatat e luftës, po shënojmë 5 Maji – Dita e Dëshmorëve. Pas homazheve do ta hapim edhe Muzeun e luftës me faktografi të luftës dhe organizimit ushtarak të zonës së Llapit. Po këtyre aktiviteteve, do të këtë edhe aktivitete kulturore e sportive. Të gjitha këto po bëhen për hir të lavdisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën që kanë bërë dëshmorët e kombit”, tha Bulliqi.
Pas homazheve në sheshin e qytetit, aktivitetet po vazhdojnë me aksion vullnetar për dhurimin e gjakut, hapje të Muzeut të luftës dhe do te përmbyllet me Manifestim Qendror për Ditën e Dëshmorëve.