Aktualisht në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 71 pacientë me koronavirus.
Nga ky numër 51 janë me oksigjenoterapi teksa 10 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.
Ndërkaq janë tre pacientë në respirator.
Njoftimi i plotë i Spitalit të Pejës:
3 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. Aktualisht 71 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 51 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 3 pacientë janë në Respirator (CPAP).
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 199 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
5 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.
237 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,484
analiza, ndërsa janë kryer 8 operacione.