Në strehimoret e PYD/PKK-së gjenden ndihma të Kryqit të Kuq

Në strehimoret e PYD/PKK-së gjenden ndihma të Kryqit të Kuq

Në kërkimet e kryera në strehimoret e PYD/PKK-së në Afrin nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS), janë gjetur paketat e ndihmës së Gjysmëhënës së Kuqe Siriane, e cila është e lidhur me regjimin e Bashar al-Assadit dhe Organizatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq.

TSK dhe ULS, në aktivitetet e saj kundër organizatës terroriste në kuadër të Operacionit Dega e Ullirit, ka kryer kërkime në strehimoret e terroristëve që ndodhen në Salkanli, e pastruar nga organizata.

Në kërkime janë gjetur paketa me ushqime dhe materiale të tjera.

Brenda paketave janë gjetur broshura të përbashkëta të përdorura nga Gjysmëhëna e Kuqe Siriane.

Në broshura kishte informacione të përgjithshme të cilat e prezentojnë Gjysmëhënën e Kuqe Siriane dhe Organizatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, ndërsa kishte edhe shprehjet se ndihmat janë për civilët.

Gjithashtu në broshura kishte informacione ku kërkohet nga grupet e armatosura që të mos bllokojnë ndihmat dhe të arrijnë deri tek personat me nevojë, raporton aa.

Dihet se regjimi i Assadit është duke i ofruar asistencë logjistike organizatës që nga fillimi i luftës së brendshme, e cila ka krijuar fole në Afrin.

Regjimi me anë të korridorit të hapur në Afrin nga Halepi, ndihmon që në këtë vend të kalojnë terroristë nga rajone të ndryshme.

Mbrojtja dhe pranimi i Kryqit të Kuq

E pyetur nga AA se si kanë hyrë ndihmat e Kryqit të Kuq në strehimoret e terroristëve në Afrin, zëdhënësja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) në Gjenevë, Iolanda Jaquemet, pranoi se vitin e kaluar në Afrin kanë dërguar pesë autokolona të ndryshme me ndihma humanitare.

Jaquemet theksoi se kanë dërguar produkte humanitare për rreth 50 mijë persona në 10 mijë familje të zhvendosura që ndodheshin në kampet në afërsi të Tel Rifatit dhe Afrinit dhe se autokolona e fundit ka arritur në rajon dy muaj më parë.

“ICRC është organizatë e pavarur dhe e paanshme. Në asnjë mënyrë nuk u kemi ndihmuar luftëtarëve. Pakot me ndihma humanitare ia dorëzojmë Gjysmëhënës së Kuqe të Sirisë, ndërsa ata e bëjnë shpërndarjen”, tha Jaquemet.

Ajo shtoi se tani e tutje vetë do të ndjekin nëse ndihmat humanitare arrijnë ose jo te nevojtarët. /KosovaPost/.

You may also like

Bajrami është ndjerë i shokuar me deklaratën se në BIK janë shfryëzuar nxënëset seksualisht

Analisti Mustafa Bajrami është shprehur i shokuar teksa